Më 14 Dhjetor 2023 u zhvillua takimi i dytë i grupit lokal të veprimit në kuadër të implementimit të projektit ARCHETHICS. Gjatë këtij takimi u prezantua shkurtimisht projekti dhe metodologjia URBACT dhe së bashku me anëtarët e këtij grupi evindentuam sfidat dhe problematikat e trashëgimisë materiale dhe jomateriale disonante në Përmet:

  1. Shumë nga këto objekte janë lënë në harresë dhe janë në gjendje jo të mira ose të shkatërruara.
  2. Nuk është evidentuar qartë trashëgimia disonante në Përmet
  3. Mungesa e fondeve për investime në objektet e lidhura me trashëgiminë disonante pasi nuk kanë qenë prioritet strategjik.
  4. Mungesa e infomacionit të skatë dhe neutral për trashëgiminë disonante në Përmet.

Tema e fundit e diskutuar ishte analiza SWOT. Duke përdorur Mentimeter çdo pjesëmarrës renditi pikat e forta, dobësitë, mundësitë dhe kërcënimet dhe së bashku diskutuam për secilin prej tyre.

Rezultati i diskutimit interaktiv ishte identifikimi i pikave të forta, dobësive, mundësive dhe kërcënimeve, analiza SWOT (STRENGTHS, WEAKENESS, OPPORTUNITIES, THREATS)

  PIKAT E FORTA

  • Turizmi i zhvilluar mirë
  • Numri i lartë i fotografive dhe dokumenteve rreth epokës së komunizmit (të pranishme në ndërtesën e Kongresit)
  • Nuk ka probleme pronësie
  •  Objektet janë të vendosura kryesisht në qendër dhe janë lehtësisht të arritshme
  • OJQ-të dhe operatorët turistikë janë akti

DOBËSITË

  • Mungesa e një “historie të përbashkët”, një histori jo “politizuese”
  • Gjendja e ruajtjes së trashëgimisë italiane/fashiste: është pothuajse e shkatërruar.
  •  Mungesa e një plani mbrojtjeje për trashëgiminë disonante
  • Mosadresimi i politikave për trashëgiminë dissonante në Planin e Përgjithshëm të Qytetit
  • Buxhet i kufizuar për investime
  • Mungesa e stafit dhe ekspertëve për menaxhimin e këtyre objekteve

MUNDËSITË

  • Rritje e numrit të turistëve
  • Interes për të zgjeruar sektorin turistik duke eksploruar potencialin e trashëgimisë Disonante
  • Mundësia e digjitalizimit të materialeve (foto, dokumente) ekzistuese
  • Turizmi kulturor dhe historik është një përparësi kombëtare.
  • Më shumë akses në fondet e donatorëve të huaj

KËRCËNIMET

  • Ndryshimi i orientimit të turizmit
  • Risku i promovimit të lartë duke mos patur parasysh kapacitetet.
  • Ndryshimi i prioriteteve të investimeve

Takimi përfundoi me një përmbyllje të temave të diskutuara dhe planifikimin e takimit të tretë.