Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Ndërgjegjësimit ndaj Autizmit Bashkia Përmet në bashkëpunim me shoqatën “Solidariteti Tani” organizuan një aktivitet. Të pranishëm ishin edhe ambasadorja e BE  dhe deputetja Rudina Hajdari.

Kryetari i Bashkisë njoftoi se së shpejti do të ndërtohet një qëndër që do t’u shërbejë fëmijëve me autizëm

Sa më shpejt të nisë fëmija rehabilitimin psiko-social dhe mjekësor, aq më shumë mund të bëhet. Prindërit janë heronjtë, por prindërit kanë nevojë për ndihmë dhe mbështetje nga shërbimet shtetërore dhe e gjithë shoqëria.

Qeverisja vendore, organizatat e shoqërisë civile, komunitetet lokale dhe prindërit duhet të punojnë së bashku për të çuar përpara të drejtat e njerëzve me autizëm në të gjitha fushat e jetës përmes qasjes në shërbime, punës së advokimit dhe rritjes së ndërgjegjësimit.