Këndi i BE-së në Bashkinë Përmet i bashkohet aktiviteteve ndërgjegjësuese në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Trafikimit të Qënieve Njerëzore (30 korrik) me një mesazh sensibilizues të krijuar dhe prezantuar nga qytetarë të thjeshtë të qytetit tonë. Videoja u krijua me mbështetjen e organizatës Cesvi dhe Korpusit të Paqes.
Trafikimi i qënieve njerëzore është një krim i rëndë dhe shkelje e të drejtave të njeriut. Të gjithë mund të ndihmojmë në parandalimin e tij.