📌Si çdo vit, Përmeti kujton njeriun që vendosi themelet e ✍️letërsisë kombëtare, atdhetarin dhe dijetarin Naim Frashëri.
👉Me rastin e 179 vjetorit të lindjes së Naim Frashërit, Shoqata Atdhetare Kulturore Mbarëkombëtare “Vëllezërit Frashëri” në 🤝bashkëpunim me Bashkinë Përmet, Kryegjyshatën Botërore Bektashiane, Këshillin e Qarkut Gjirokastër, Shoqatën Atdhetare Kulturore “ Tomori” ,Komunën e Rahovecit në Kosovë, Shoqatën “Zëri Dardan” zhvilluan veprimtarinë “ Naim Frashëri-Emblema Ndriçuese🕯️e Kulturës Shqiptare”.
➡️Përshëndetje nga pjesëmarrës dhe të ftuar🗣️,konkurs letrar midis nxënësve 👭të shkollave në Përmet, Këlcyrë , Suharekë dhe Rahovec ishin aktivitetet që u zhvilluan gjatë kësaj veprimtarie në kujtim të vlerave dhe pasurisë 📚që rilindasi Naim Frashëri la pas.
📍Vizita në vendlindjen 🏫e vëllezërve Frashëri ishte aktiviteti i sotëm për të vijuar në mbrëmje me Festivalin Mbarëkombëtar të Poezisë “Në gjurmët Naimiane , në kinema “ 13 Shtatori”, ora 19:00.
💡Vëllezërit Frashëri do të kujtohen gjithmonë si krenaria kombëtare dhe trinomi i historisë, kulturës dhe letërsisë shqiptare.