Mbrëmja e dytë e Festivalit Ndërkombëtar Vjosart solli në Përmet tinguj të bukur
dhe emocione të veçanta! 
Përjetuam një natë të bukur me interpretimet e pianistëve Koço Tashko dhe Adelajd Zhuri
, zërin e mrekullueshëm të Suela Meros
dhe energjinë e këngëtarit Klajdi Musabelliu
.
Muzikë nga skena ndërkombëtare dhe shqiptare
u takuan në një mbrëmje që na bëri krenarë
për artin dhe për qytetin tonë.
Faleminderit të gjithë artistëve që u bënë pjesë e kësaj nate!
Mos mungoni sot në natën finale! Na pret një mbrëmje edhe më e veçantë, plot emocion dhe ritëm!



