Në kuadër të implementimit të projektit ARCHETHICS,më 25-26.09.2023, Zj. Ileana Toscano, ekspertja kryesorja e projektit dhe Zj. Stefania Rovereti, nga Bashkia e Cesenës, zhvilluan një vizitë studimore në Përmet.
Projekti ARCHETHICS bashkon nëntë qytete evropiane të madhësive të ndryshme që kanë të përbashkët praninë e një Trashëgimi Disonante të tipologjive të ndryshme. Në disa raste, kjo trashëgimi është “në gjumë”, e diskutuar dhe e diskutueshme; ndodhet në kontekste të ndryshme urbane, domethënë në qendër të qytetit apo zona rurale; ka gjendje të ndryshme konservimi dhe i përket epokave të ndryshme.
Ditën e parë u vizituan objekte të ndryshme të trashëgimisë disonante, Salla e Kongresit, ish ndërtesat e ushtrisë, bunker, tunele etj.
Ditë e dytë u zhvillua një takim me grupet kryesore të interesit. Takimi u fokusua në prezantimin e projektin dhe metodologjisë URBACT për hartimin e planit të integruar të veprimit.
Pjesa më e rëndësishme ishte diskutimi interaktiv për tematikat e mëposhtme:
• Sfidat lokale, strategjitë dhe veprimet specifike për temën e rrjetit | |||||||||
• Krijimi i grupit lokal të Veprimit | |||||||||
• KOntributi specifik i Përmetit në projekt | |||||||||
• Katër dimensionet e projektit për të eksploruar trashëgiminë disonante (ARKITEKTURA, NJERËZIT, HISTORIA, ETIKA) |