Bashkia Përmet është një ndër bashkitë fituese të projektit RELOAD (Programi Rajonal mbi Demokracinë Vendore) financuar nga Bashkimi Europian. Granti i ofruar nga projekti do të përdoret për mbështetjen e organizatave të shoqërisë civile, të cilat do të ofrojnë shërbime në përputhje me prioritetet e Bashkisë. Në kuadër të këtij projekti, Bashkia përmet do hapë së shpejti thirrjen e tretë për projek- propozime, prandaj do të organizohet më datë 18.02.2020 ora 11:00 në sallën e konferencave të Qëndrës Multifunksionale, takimi konsultativ me OSHC që operojnë në Përmet. Qëllimi i takimit është i dyfishtë:

1.Përcaktimi i prioriteteve për thirrjen e parë të projektit ReLOad.
2. Zgjedhja e një përfaqësuesi nga shoqëria civile si anëtar i komisionit të vlerësimit të projekteve. Komisioni i vlerësimit do të përbëhet nga 2 përfaqësues nga bashkia, 2 nga UNDP dhe 1 nga shoqëria civile.

Jeni të ftuar të ndani me ne mendimet dhe sugjerimet tuaja në këtë takim.

Ju faleminderit.

Axhenda e takimit

11:00- 11:15  Regjistrimi i pjesëmarrësve

11:15- 11:20  Hapja e takimit nga kordinatori lokal i projektit

11:20-11:35   Prezantimi i projektit nga përfaqësues të UNDP

11:35-11:45  Prezantimi i prioritetve strategjike të Bashkisë nga kordinatori lokal i projektit

11:45-12:00   Diskutime, miratimi i prioriteteve

12:00-12:15 Zgjedhja e përfaqësuesve nga shoqëria civile