Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural dhe Autoriteti Menaxhues në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural shpall Thirrjen e Dytë për Dorëzimin e Aplikimeve, në kuadër të Programit IPARD II, nga Instrumenti i Ndihmës së Para-Anëtarësimit (IPA) për Zhvillimin Rural (IPARD) me qëllim zhvillimin e Sektorit Agro-Ushqimor.

Afati per dorezimin e aplikimeve eshte data 16 Dhjetor 2019.

Thirrja është e hapur për të gjithë personat (persona fizikë dhe juridikë), puna dhe veprimtaria e të cilëve zhvillohet brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, në fushat e prodhimit bujqësor, ose të agro-përpunimit dhe rural në masat e mëposhtme:

Masa 1“Investime në asete fizike të fermave bujqësore” me fokus të veçantë në sektorët e mëposhtëm:

  • Qumësht, Mish, Fruta, Perime, Vresht

Masa 3“Investime në përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore” me fokus të veçantë në sektorët e mëposhtëm:

  • Qumështi dhe përpunimi i qumështit, Përpunimi i mishit, Përpunimi i frutave dhe perimeve, Vera

Masa 7: “Diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i biznesit” me fokus të veçantë në sektorët e mëposhtëm:

  • Sigurimi dhe Prodhimi i bimëve medicinale dhe aromatike, kërpudhave, mjaltit, bimëve dekorative, kërmijve,
  • Përpunimi dhe tregtimi në nivel ferme i produkteve bujqësore (qumështi, mishi, fruta – perime dhe vera),
  • Përpunimi dhe tregtimi i bimëve medicinale dhe aromatike të egra apo të kultivuara, kërpudhave, vaji i ullirit, mjalti, peshku dhe produktet e peshkut, prodhimi dhe tregtimi i vajrave esenciale,
  • Akuakultura (në ujëra të ëmbla dhe të kripur),
  • Turizmi rural dhe i Natyrës,
  • Shërbime për popullsinë dhe bizneset rurale,
  • Punimet e artizanatit dhe industria e manifaktures,
  • Prodhimi i energjisë së rinovueshme.

Buxheti i përgjithshëm në dispozicion të kësaj thirrje është 57.68 milion EURO nga të cilat 75% ose 43.26 Milion EURO kontribut i BE dhe 25% ose 14.42 Milion EURO kontribut i buxhetit të shtetit.

Të gjitha palët e interesuara janë të lutura të marrin informacionin e duhur lidhur me llojet e investimeve të pranueshme, aplikantët e pranueshëm, kriteret e përzgjedhjes dhe rregullat e dorëzimit të aplikimeve në “Udhëzuesin për Aplikantët”, në faqet e internetit: www.azhbr.gov.alwww.ipard.gov.al dhe http://www.bujqesia.gov.al