DG EAC në bashkëpunim me Delegacionin e BE-së në Tiranë dhe Zyrën Kombëtare Erasmus plus po organizojnë “Panairin e Studimit në Evropë” në 26 Tetor 2019 në hotelin Hilton Garden Inn, në Tiranë.
Ne Panair do të jenë te pranishëm 26 ekspozues (Universitete dhe institucione të larta) nga 19 vende + BE, duke përfshirë Austrinë, Bullgarinë, Kroacinë, Republikën Ceke, Francën, Gjermaninë, Hungarinë, Italinë, Lituaninë, Hollandën, Poloninë, Sllovakinë, Slloveninë, Spanjën, etj. Suedia, Turqia dhe gjithashtu Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Hyrja në panair është falas.
Ju lutemi përhapni më tej informacionin nëpërmjet faqëve të internetit dhe FB të bashkive. Mundësite e studimit ne BE-, janë edhe pyetjet më frekuente të drejtuara nga qytetaret prane Kendeve te BE-se ne Bashkite tuaja, dhe kjo është një mundësi dhe një shërbim I mirë që ju beni në këtë rast qytetareve të interesuar. .
Kjo është një mundësi unike për të takuar Universitetet Evropiane dhe institucionet arsimore të mbledhura në një vend; t’i pyesin ata drejtpërdrejt në lidhje me programet e studimit për nivelet Bachelor, Master dhe PhD; të takohen me Përfaqësuesit e Bashkimit Evropian; për të mësuar më shumë rreth bursave, fondeve dhe Programit Erasmus +. Studentët (shkolla e mesme, universiteti), studiuesit, profesionistët e rinj, përfaqësuesit e universitetit, autoritetet kombëtare, profesionistë / ekspertë të arsimit të lartë dhe aktorë të tjerë (p.sh. prindërit) janë të mirëpritur te vizitojne panairin e Studimit në Evropë për të mësuar më shumë rreth mundësive të studimit në Evropë.