Filloi rikonstruksioni i rrugëve të brendshme të fshatit Kutal.
Bashkia, me fonde nga të ardhurat, fillloi rikonstruksionin dhe sistemimin e rrugëve të brendshme të fshatit Kutal dhe asfaltimin e segmentit që lidh këtë fshat me rrugën nacionale.
Punimet e nisura e që po vijojnë me intesitet, janë në vijim të investimeve të tjera të kryera në këtë fshat nga buxheti i bashkisë si: Sistemimi dhe ndërtimi i kanalizimeve të ujrave të zeza në lagjet e Kutalit, rindërtimi i pasarelës mbi Vjosë.
Kutaliotët e mirë dhe punëtorë meritojnë edhe më shumë.
Investimet me fonde nga të ardhurat e Bashkisë do të vijojnë edhe në fshatrat e tjerë.