Ky dokument thekson gjetjet e identifikuara nga vlerësimi i projekt propozimeve të paraqitura nga OShC-të gjatë Thirrjes së parë publike në Bashkinë Përmet. Qëllimi i tij është të mbështesë OShC-të për të përmirësuar projekt propozimet dhe për të mos përsëritur gabimet e njëjta ose të ngjashme në të ardhmen. Gjetjet, përfshijnë gabimet dhe rekomandimet përkatëse dhe janë paraqitur në katër seksione:

  1. Administrative
  2. Kapacitetet Operacionale dhe Financiare
  3. Relevanca e një projekt propozimi
  4. Sfidat lidhur me cilësinë e një projekt propozimi
  5. GABIMET MË TË ZAKONSHME ADMINISTRATIVE, DOBËSITË DHE REKOMANDIMET

Gabimet administrative – përmbledhin arsyet që kanë çuar në skualifikimin e projekteve të propozuara për shkak të çështjeve administrative. Gabimet e hasura më shpesh janë si më poshtë:

  • Dorëzimi jashtë afatit i projekt propozimit;
  • Kohëzgjatja e projekt propozimit nuk është në përputhje me thirrjen publike – ajo është më e shkurtër ose më e gjatë se sa parashikohet në Udhëzim;
  • Dokumentacioni i paplotë i projekt propozimit – mungesa e një nga katër dokumenteve kryesore si projekt propozimi, buxheti, plani i punës dhe/ose matrica e kornizës logjike (p.sh. OSHC-ja nuk ka dorëzuar buxhetin dhe/ose buxheti i paraqitur nuk është në formatin e kërkuar dhe/ose matrica e kornizës logjike nuk është dorëzuar, dhe/ose plani i punës nuk është dorëzuar, ose është dorëzuar bosh, etj.),
  • Mungesa e dokumenteve shtesë – të gjitha dokumentet e specifikuara në Udhëzim janë pjesë e paketës së aplikimit. Mungesa e tyre çon në skualifikimin e propozimit;
  • Mungesa e dokumentacionit për partnerin;
  • Në rastin e partneritetit, organizata nuk ka dorëzuar deklaratën e partneritetit;
  • Konflikti i interesit – stafi/anëtari i OShC-së është i punësuar në Bashki ose anëtar i Këshillit Bashkiak;
  • Konflikti i interesit – stafi i bashkisë i parashikuar të përfshihet në projekt në rolin e ekspertëve të paguar ose të ngjashme;
  • Projekt propozimi i paraqitur i OSHC-së është pjesë e një projekt propozimi tjetër më të madh;
  • Zarfi i projekt – propozimit nuk përmban elementët e specifikuar në Udhëzim;
  • Organizata është degë e një organizate ndërkombëtare.

Rekomandime për OSHC-të:

Për të shmangur gabimet administrative të cilat mund të çojnë në refuzimin e projekt propozimeve të paraqitura, rekomandohet që:

  • Të lexoni me kujdes udhëzuesin mbi thirrjen publike dhe fletët e FAQs,
  • kërkoni sqarime me email sipas udhëzuesit dhe në kohën e duhur,
  • filloni përgatitjen e projekt propozimit në kohën e duhur dhe respektoni afatet e përcaktuara për dorëzimin e tij,
  • sigurohuni që buxheti i propozuar dhe/ose kohëzgjatja e projektit të jetë në përputhje me kërkesat e Thirrjes Publike – mos kërkoni më shumë ose më pak fonde, mos dorëzoni projekte më të gjatë ose më të shkurtër se sa janë shënuar në Thirrjen Publike për OSHC-të,
  • përdorni vetëm formatet e ofruara në thirrjen publike. Mos ndryshoni shabllonet dhe as mos krijoni formate tuaja. Formatet e sakta gjenden në website të Bashkisë Përmet. Gjithashtu, kopje të tyre fizike ose elektronike mund të merren pranë Bashkisë Përmet ose me email sipas shpjegimeve në udhëzuesin,
  • të gjitha dokumentat (kryesore dhe shtesë) janë pjesë e detyrueshme e aplikimit për organziatën aplikuese dhe partnerët (nëse ka).
  • përfituesit dhe aktivitetet e projektit duhet të parashikohen sipas projekt propozimit vetëm brënda territorit të Bashkisë Përmet,
  • asnjë anëtar i bordit/asamblesë apo organe të tjera të organizatës aplikuese (dhe/ose partnere) nuk duhet të jetë i/e punësuar pranë Bashkisë Përmet,
  • për të shmangur konfliktin e interesit stafi i bashkisë nuk mund të angazhohet në një projekt,
  • të gjithë elementët e nevojshëm në zarfin që dorëzon aplikimin gjenden në udhëzuesin mbi thirrjen publike,
  • OSHC-të mund të aplikojnë në thirrjen publike vetëm në rast se janë të rregjistruara si OJF sipas legjislacionit në fuqi dhe të gjitha organet e tyre vendimarrëse nuk janë pjesë apo kanë raporte vartësie me organizata ndërkombëtare.

2.      GABIMET MË TË SHPESHTA, DOBËSITË DHE REKOMANDIMET NË LIDHJE ME KAPACITETET OPERACIONALE DHE FINANCIARE

 

Në rast se është konstatuar se një OSHC nuk ka kapacitete të mjaftueshme financiare dhe operacionale, projekt propozimi përjashtohet nga procesi i vlerësimit të mëtejshëm (projekt propozimet e OShC-së që nën këtë kategori siguruan më pak se 10 pikë gjatë vlerësimit nuk ishin në gjendje të kalonin pragun e parë gjatë vlerësimit).

Çështjet operacionale dhe financiare të njohura në thirrjen e parë janë:

  • OSHC-ja aplikante nuk ka përvojë në menaxhimin e projekteve (p.sh. nuk ka të dhëna për projektet e zbatuara më parë, asnjë informacion mbi projektet e zbatuara gjatë 3 viteve të fundit etj.),
  • Projektet e zbatuara nga organizata më parë nuk janë të lidhura me prioritetet e shpallura në thirrjen publike;
  • OShC-ja aplikante nuk ka hapësirë për zyre dhe as ndonjë pajisje që do të siguronte zbatimin e duhur;
  • Stafi i propozuar nuk ka përvojë të mjaftueshme në lidhje me fushën për të cilën ka aplikuar;
  • OShC-ja aplikante nuk ka dorëzuar CV-të e stafit të propozuar dhe/ose stafit të propozuar i mungojnë aftësitë profesionale.

Rekomandime për OSHC-të:

  • Sigurohuni që në shtojcën përkatëse për projekt propozimit të pasqyroni të gjithë informacionin e nevojshëm/të kërkuar për aktivitetin e kaluar të OSHC-së.
  • është e rëndësishme eksperienca dhe projektet e mëparshme të organizatës aplikuese në fusha të lidhura me prioritet e përcaktuara në thirrjen publike. Prioritetet janë pasqyruar në shpalljen e thirrjes publike dhe në udhëzues.
  • planifikoni projekt propozime në mënyrë reale dhe në përputhje me përvojën e mëparshme; Sigurohuni që të planifikoni buxhetin tuaj në mënyrë racionale dhe bazuar në vlerën e tregut për shërbimet/produketet që buxhetoni. Gjithashtu, projekt propozimet me një buxhet deri në 2.000.000 ALL duhet të shënojnë 50 + pikë ndërsa projekt propozimet mbi 2.000.001 ALL kërkojnë 75 + pikë.
  • sigurohuni të përshkruani asetet dhe burimet e organizatës aplikuese dhe partnerëve (nëse ka) në shtojcën përkatëse të projekt propozimit sipas kërkesës.
    • shpjegoni saktë dhe dorëzoni dokumentacionin financiar në lidhje me projektet dhe programet që OSHC-të aplikuese kanë zbatuar (buxheti, kohëzgjatje etj.) në 3 vitet e fundit.
    • Sigurohuni që të dokumentoni siç duhet kapacitetet e OSHC-ve dhe stafit tuaj – dorëzoni CV-të relevante të stafit të propozuar, prova aktuale dhe të mëparshme të partneriteteve me udhëzime, OShC-të e tjera etj.

 

3 GABIMET MË TË ZAKONSHME DHE DOBËSITË NË LIDHJE ME RELEVANCËN E PROJEKT PROPOZIMIT

Relevanca e një projekt propozimi – përmbledh arsyet pse projekt propozimi i paraqitur i OShC-së nuk ishte i relevant duke marrë parasysh rregullat e thirrjes për OSHC-të (projekt propozimet e OShC-së të cilat u vlerësuan me më pak se 18 pikë në këtë seksion nuk e kaluan pragun e vlerësimit për seksionet e tjera).

Shënim: projekt propozimet e deklaruara si jo relevante janë përjashtuar nga vlerësimi i mëtejshëm.

Çështjet që lidhen me relevancën e projekt propozimeve (gabimet dhe dobësitë):

  • Projekt propozimi i OSHC-së ka tendencë të zbatojë aktivitete që bashkia dhe/ose institucione të tjera publike i kanë zbatuar tashmë ose janë duke i zbatuar;
  • Projekt propozimi i OShC-së nuk ka demonstruar ndonjë vlerë të shtuar (p.sh. projekti është projektuar në mënyrë të tillë që të mos ofrojë ndonjë përfitim specifik për grupin e synuar në krahasim me praktikat ekzistuese);
  • Projekt propozimi i OSHC-së nuk ka ofruar argumente të mjaftueshme për problemet e identifikuara;
  • Përfituesit dhe/ose palët e tjera të interesit nuk janë përcaktuar qartë;
  • Projekt propozimi i OShC-së nuk adreson në mënyrën e duhur grupet e synuara dhe/ose nevojat e grupeve të synuara (pa shpjegime të duhura mbi përfitimet e drejtpërdrejta të grupeve të synuara);
  • Projekt propozimi i OShC-së nuk synon të përfshijë grupet e margjinalizuara;

Shënim: Rezultati i pamjaftueshëm i çdo projekt propozimi të caktuar është shpesh kombinim i disa arsyeve.

Rekomandime për OSHC-të:

  • Sigurohuni që projekt propozimi juaj të përputhet plotësisht me fushat prioritare; Sigurohuni që të jepni sqarime të qarta për problemin që tentoni të trajtoni (referojuni analizave relevante, dokumenteve strategjike, etj.),
  • Projekt propozimi duhet të ketë një qasje novatore për adresimin e prioriteteve të thirrjes publike. Shpjegoni çdo vlerë të shtuar dhe/ose qasje të re që ky propozim po sjell tek komuniteti lokal.
  • Përshkruani sa më qartë në shtojcën përkatëse për projekt propozim problemin e identifikuar nga OSHC-ja që projekt propozimi targeton/synon të zgjidh,
  • Përshkruani saktësisht grupet e synuara dhe rezultatet e projektit dhe korrelacionin me fushat tematike (prioritare) të thirrjes publike për OSHC-të; shpjegoni qartë përfitimet që përfituesit e projektit do të përfitojnë nga aktivitetet e projektit. Shpjegoni përfshirjen e grupeve të margjinalizuara dhe/ose promovimin e barazisë gjinore nëse ekzistojnë brenda projekt propozimit tuaj.

 

4 CILËSIA E PROJEKT PROPOZIMIT TË NJË OSHC-JE – GABIMET MË TË ZAKONSHME, DOBËSITË DHE REKOMANDIMET

Cilësia e projekt propozimit të një OSHC-je – kjo pjesë përfshin arsyet pse projekt propozimet përkatëse me të gjithë dokumentacionin e projektit nuk janë përzgjedhur për financim. Këto projekt propozime të OSHC-së u vlerësuan plotësisht, por nuk arritën të fitojnë pikë të mjaftueshme – mbi 75 pikë, sipas Udhëzimit.

Problemet që lidhen me cilësinë e projekt propozimeve të OShC-ve të njohura në thirrjen e fundit janë si në vijim:

  • Metodologjia nuk është e qartë, buxheti, kuadri logjik dhe plani i punës nuk janë konsistente,
  • Projekt propozimet e OShC-së kanë mungesë të cilësisë dhe të një përshkrimi të duhur të një propozimi si për shembull: qartësia në përcaktimin e elementeve kyçe:
    • objektivat – të paqarta ose të papërcaktuara për të qenë në përputhje me qëllimin e projektit,
    • rezultatet – nuk janë të përcaktuara ose të paqarta me pak ose aspak lidhje me aktivitetet ose objektivat,
    • aktivitetet – nuk janë përshkruar, nuk janë shpjeguar ose nuk janë relevante për projektin, duke mos u lidhur kështu me rezultatet apo objektivat
    • indikatorët – nuk janë vendosur ose nuk janë të matshëm ose jo relevant për rezultatin ose aktivitetet.
  • Korniza logjike nuk është logjike! Mungesë e treguesve kryesorë;
  • Dokumentet kryesore të projektit nuk janë në përputhje me njëri -tjetrin;
  • Disa aktivitete janë përshkruar në projekt propozim, por mungon buxhetimi për to dhe anasjelltas – ka kosto për të cilat nuk detajohet aktiviteti me të cilin lidhet;
  • Aktivitetet nuk reflektohen në buxhetin e propozuar (p.sh. nëse një projekt ka për qëllim edukimin mjedisor të të rinjve, atëherë aktivitetet e tij duhet të përfshijnë trajnime, tryeza të rrumbullakëta ose të ngjashme me mbledhjen e të rinjve). Në raste të tilla, trajnimet dhe kostot e tryezës së rrumbullakët duhet të paraqiten si në pjesën narrative (sa të rinj do të marin pjesë, se si do të përzgjidhen, mosha e tyre, nga çfarë lokaliteti, shkolla, çfarë do të ishte tema për trajnime etj.) dhe në buxhet (numri i njësive/trajnimeve, shpenzimet e tjera për organizim si pagesa e trajnerit, etj.);
  • Projektet e propozuara nuk sigurojnë qëndrueshmëri pas përfundimit të tij;
  • Nuk është respektuar raporti i shpenzimeve administrative me ato të projektit (20/80);
  • Është tejkaluar % e specifikuar për infrastrukturë apo pajisje;
  • Nuk ka parashikime buxhetore për vizibilitetin ose janë shumë të ulëta;

 

Rekomandime për OSHC-të:

  • Të sigurohet që aktivitetet të shpjegohen mirë dhe të jenë relevante me ndërhyrjen e projektit; gjithashtu aktivitetet duhet të lidhen me rezultatet dhe objektivat e projektit,
  • Sigurohuni që të përcaktoni indikatorët – korniza logjike duhet të përmbajë tregues të matshëm,
  • Kontrolloni nëse ka lidhje të fortë midis planit të punës, kornizë logjik dhe buxhetit,
  • Përshkruani në vija të përgjithshme buxhetin në shtojcën e projekt propozimit dhe shpjegoni aty lidhjen e aktiviteteve me kostot përkatëse.
  • Sigurohuni që linjat e buxhetit në shtojcën përkatëse të jenë sipas aktiviteteve të përshkruara. Detajoni llojet e ndryshme të kostove të lidhura me një aktivitet me zëra të vecantë.
  • Përpara përgatitjes së buxhetit, lexoni me kujdes limitet për përqindjen maksimale të kostove administrative, kostove të lidhura me vizibilitetin, ndërhyrjes në infrastrukturë dhe blerjes së pajisjeve sipas udhëzuesit për thirrjen publike
  • Jini konciz në shkrim – nuk ka nevojë të përpunoni hollësi që nuk janë relevante – vendoseni veten në këpucët e një lexuesi/vlerësuesi dhe përpiquni të hiqni pjesët e parëndësishme,
  • Filloni përgatitjen e propozimit në kohë – Mos e shtyni më vonë! Pyesni trajnuesin, mentorin ose stafin e ReLOaD, nëse nuk kuptoni diçka ose keni nevojë për udhëzime