Këndi i BE-së në Bashkinë Përmet në bashkëpunim me Këshillin Rinor organizuan dy aktivitete bamirësie (Nata e Filmit dhe Stenda e Ëmblësirave) gjatë javës së parë të Dhjetorit. Fondet e mbledhura u përdorën për të rregulluar një prej klasave në shkollën nëntëvjeçare ” Meleq Gosnishti” për nxënësit me nevoja të veçanta.
Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të Javës Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe promovoi vlerat e përbashkëta të Bashkimit Europian, atë të solidaritteit dhe respektimit të të drejtave të njeriut.