Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve(AIDA), në bashkëpunim me Agjencinë Italiane të Bashkëpunimit për Zhvillim, me synim mbështetjen e ndërrmarjeve të vogla dhe të mesme, zhvilluan diten e djeshme, një takim informues në qytetin e Përmetit me bizneset në sektorin e hotelerisë, agropërpunimit, artizanatit dhe përfaqësues të bankave tregtare private.

Aktiviteti kishte si qëllim informimin e sipërmarrësve dhe aktorëve të tjerë mbi mundësitë dhe zgjidhjet e reja të cilat ofrohen nëpërmjet skemave mbështetëse në formën e granteve nga AIDA dhe instrumentat financiarë dhe jo financiarë të ofruar nga Programi Italo – Shqiptar për zhvillimin e SME-ve në Shqipëri, të cilat inkurajojnë investimet e sipërmarrësve shqiptare.

Bizneset që janë të interesuara për informacione për Programin për Mbështetjen e Biznesit si dhe të dhëna për aplikimin ti referohen linkut të mëposhtëm:

http://www.prodaps.al/index.php/al/

http://aida.gov.al/home