Me disa momente nga takimi ynë në Tulln, ku së bashku me Kryetarin e Bashkisë, z. Peter Eisenschenk, dhe stafin e tij, biseduam për mundësitë e bashkëpunimit mes Përmetit dhe Tulln-it. 

Një takim i veçantë, nisur nga shumë ngjashmëri që na bashkojnë: dy qytete të luleve
, trëndafilave dhe gjelbërimit, të lidhur me dy lumenj të rëndësishëm – Vjosën dhe Danubin. 
Një falënderim i veçantë për Ambasadorin e Shqipërisë në Austri, z. Fate Velaj, kontributin dhe mbështetjen e tij në krijimin e kësaj ure bashkëpunimi mes dy qyteteve. 
Faleminderit Kryetarit Peter Eisenschenk dhe stafit të Bashkisë së Tulln-it për mikpritjen dhe gatishmërinë për të ndërtuar së bashku një bashkëpunim me projekte konkrete në turizëm, kulturë, mjedis, digjitalizim dhe zhvillim të qëndrueshëm. 

Nga qyteti i luleve të Shqipërisë, Përmeti, drejt qytetit të luleve të Austrisë, Tulln-it. 
Një miqësi që sapo ka nisur! 



