🏛️ Mbrëmjen e djeshme Përmeti u mbush me ritmet, ngjyrat dhe emocionet e folklorit shqiptar, në një atmosferë festive që solli së bashku artistë dhe dashamirës të traditës. ❤️
🎤 Në festival morën pjesë grupet artistike folklorike nga Libohova, Dropulli, Gjirokastra, Këlcyra, Përmeti dhe Leskoviku, të cilat përcollën me profesionalizëm dhe pasion vlerat e trashëgimisë sonë kulturore përmes këngëve dhe valleve tradicionale. 💃🕺
🙏 Falënderojmë të gjithë artistët, qytetarët dhe vizitorët që u bënë pjesë e kësaj mbrëmjeje të veçantë, si edhe Këshillin e Qarkut Gjirokastër për mbështetjen e dhënë në realizimin e këtij aktiviteti kulturor. 🤝
Ju lëmë takim në edicionin e IV .🇦🇱🌿