The Last Adventure sjell një fundjavë ku natyra, sporti, muzika, gastronomia dhe tradita bashkohen në një nga destinacionet më të bukura të Shqipërisë.

Rafting në Vjosë, hiking, yoga, aktivitete sportive, panairi i produkteve lokale dhe promovimi i shijeve tradicionale do t’i japin jetë Benjës gjatë këtyre dy ditëve të veçanta.
Benja po vizitohet çdo ditë nga një numër gjithnjë e më i madh vizitorësh të huaj dhe shqiptar duke u kthyer në një nga destinacionet më të frekuentuara të turizmit natyror.
Ndërsa Benja po transformohet çdo ditë falë investimit të rëndësishëm që po realizohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, ky aktivitet vjen si një mundësi e veçantë për të promovuar më tej potencialin turistik të zonës dhe për ta bërë atë gjithnjë e më tërheqëse për vizitorët.
📍 Benjë, Përmet
📅 26-27 Qershor
Sot nis aventura. Ju presim!