🌞 FUNDJAVË TË BUKUR!
🌿🎶 THE LAST ADVENTURE NË BENJË!
Vetëm një javë na ndan nga një fundjavë plot muzikë, aventurë dhe aktivitete në zemër të natyrës së Benjës.
Më 26-27 Qershor, mirëpresim “The Last Adventure”, një aktivitet që bashkon muzikën, aventurën, sportin dhe promovimin e vlerave natyrore e turistike të zonës sonë.
Aktiviteti është pjesë e projektit PIUTD, implementuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit në bashkëpunim me Bashkinë Përmet dhe me financimin e Bankës Botërore. Gjatë dy ditëve, vizitorët dhe banorët do të kenë mundësinë të shijojnë artistë të ftuar specialë, aktivitete sportive, panair me produkte lokale dhe aktivitete kulturore.
🏞️ Natyrë 🎤 Muzikë live 🚣 Aktivitete sportive 🛍️ Panair lokal ♨️ Promovimi i Ujërave Termale të Benjës
Ju ftojmë të bëheni pjesë e kësaj eksperience të veçantë dhe të shijoni bukuritë e Benjës dhe mikpritjen përmetare.
📍 Benjë, Përmet 📅 26-27 Qershor