🇦🇱 PROF. DR. ILIR OHRI NDEROHET ME TITULLIN “QYTETAR ND🏅ERI I PËRMETIT” 🇦🇱🏅
Sot u zhvillua ceremonia e dorëzimit të titullit “Qytetar Nderi i Përmetit”, akorduar pas vdekjes Prof. Ilir Ohrit, një prej figurave më të spikatura të mjekësisë shqiptare.
🩺 Me një kontribut të shquar në fushën e Anestezi-Reanimacionit, Prof. Ilir Ohri i kushtoi jetën shërbimit ndaj pacientëve, formimit të brezave të rinj të mjekëve dhe zhvillimit të sistemit shëndetësor në vend.
🤝 Ky vlerësim përfaqëson mirënjohjen e komunitetit përmetar për veprën, profesionalizmin dhe përkushtimin e tij, si dhe për vlerat njerëzore që e karakterizuan gjatë gjithë jetës.
🙏 Falënderojmë familjarët dhe të afërmit e Prof. Ilir Ohrit, miqtë, kolegët, mjekët, deputetët, përfaqësuesit e institucioneve vendore dhe qendrore, si dhe të gjithë të pranishmit që morën pjesë në këtë ceremoni. Mirënjohje gjithashtu për autoritetet që përcollën mesazhet e tyre të vlerësimit për figurën dhe kontributin e Prof. Ilir Ohrit.
🌹 Kujtimi dhe vepra e tij do të mbeten një vlerë e çmuar për mjekësinë shqiptare dhe një krenari për Përmetin