FESTIVALI XI MBARËKOMBËTAR “NË GJURMËT NAIMIANE 2026”! 📚
📌Si çdo vit, 25 Maji solli në Përmet atmosferën e veçantë të aktiviteteve artistike dhe kulturore në nder të ditëlindjes së atdhetarit dhe dijetarit të madh shqiptar, Naim Frashëri.
📍Në kuadër të kësaj dite u zhvillua Festivali XI Mbarëkombëtar “Në Gjurmët Naimiane 2026”, organizuar nga Klubi i Shkrimtarëve dhe Artistëve “Naim Frashëri”, me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit dhe Bashkia Përmet.
🎶Poezi, interpretime artistike, muzikë dhe emocione mbushën sallën e kinemasë “13 Shtatori”, duke bërë bashkë poetë, artistë, krijues e dashamirës të letërsisë në kujtim të figurës që vendosi themelet e letërsisë kombëtare shqiptare.
🙏Falënderim për organizatorët dhe të gjithë ata që mbajnë gjallë këtë traditë të bukur kulturore, që çdo vit sjell frymën naimiane në Përmet.
👏Urime poetëve fitues dhe të gjithë pjesëmarrësve që i japin jetë krijimtarisë dhe artit me penën e tyre!