TITULL NDERI ISMAIL KADARE! 📜✨
Natën e dytë të Festivalit VjosArt 🌊🎭, në një atmosferë arti dhe emocionesh që bashkon Përmetin, Bashkia Përmet pati nderin të dorëzojë titullin “Qytetar Nderi i Përmetit” për Ismail Kadarenë.
Ky vlerësim iu dorëzua vajzës së tij, Besiana Kadare 🌿, e cila me përkushtimin e saj në UNESCO ka kontribuar në promovimin e Shqipërisë dhe ka çuar lart emrin e vendit tonë në arenën ndërkombëtare 🌊.
Në këtë mbrëmje të veçantë, u nderua një emër i madh i kulturës shqiptare dhe botërore, Ismail Kadare, shkrimtari që ka ngritur gjuhën dhe identitetin shqiptar përtej kufijve, duke i dhënë asaj dinjitet, zë dhe pavdekësi ❤️.