Për të dytin vit radhazi, në Festivalin VjosArt u organizua konkursi rinor mes shkollave, duke sjellë në skenë talentin, emocionet dhe energjinë e të rinjve tanë!
Pas edicionit të kaluar me pjesëmarrjen e dy shkollave të Përmetit, Meleq Gosnishti dhe Nonda Bulka, këtë vit konkursit iu bashkuan edhe nxënësit shkollës Kamber Bënja Këlcyrë, duke e kthyer mbrëmjen në një festë të bukur miqësie dhe argëtimi mes të rinjve.
Fëmijët dhe të rinjtë tanë treguan talent, vetëbesim dhe qytetari, duke i dhënë qytetit një atmosferë plot jetë dhe emocion.
Titulli “Miss” u fitua nga nxënësja e shkollës “Nonda Bulka” në Përmet
Titulli “Mister” shkoi për nxënësin e shkollës “Kamber Benja” në Këlcyrë
Faleminderit gazetarit Bledi Mane për këtë organizim si dhe të gjithë nxënësve, mësuesve, publikut që u bënë pjesë e kësaj nate plot emocion dhe energji në VjosArt!