Sot, sheshi “Abdyl Frashëri” u mbush me zëra, ritëm dhe emocione që përqafojnë shpirtin e Përmetit! 

Vaskë Curri, Bilbili i Këngës Popullore Përmetare, solli në çdo këngë një pjesë të traditës dhe kulturës sonë. 

Qytetarë e miq, kjo mbrëmje ishte një tjetër moment i bukur ku festuam së bashku, ndamë buzëqeshje dhe emocionet e para të sezonit festiv. 
Faleminderit të gjithëve që u bashkuat!






