Pas disa takimeve paraprake me administratorët e njësive 🧑‍💼, sot zhvilluam një takim më të gjerë 🤝 me strukturat vendore, përfaqësues të shërbimit veterinar🩺🐑 dhe punonjës të terrenit për të koordinuar masat kundër përhapjes së Murtajës së Ruminantëve të Vegjël (PPR) ⚠️
‼️ Sëmundja nuk është konstatuar në Përmet, por është shumë ngjitëse 😷 dhe me pasoja të rënda për blegtorinë 🐏, ndaj duhet të veprojmë me përgjegjësi dhe bashkëpunim 🤲
🎯 Në fokus të takimit: 🔹 Ndërgjegjësimi i fermerëve 👨‍🌾
🔹 Angazhimi i të gjitha strukturave për monitorim 👀 dhe informim 📢
📌 Fermerët luten të tregojnë kujdes të shtuar dhe të njoftojnë menjëherë për çdo rast të dyshimtë.