Një tjetër kantier, një tjetër rrugë që nis të marrë formë: RRUGA E FSHATIT LEUSË! 
Kanë nisur punimet për rikonstruksionin e rrugës që lidh qytetin me një nga fshatrat më të vizituar të zonës, Leusën.
Me fondet e Buxhetit të Shtetit
dhe në bashkëpunim me Fondin Shqiptar të Zhvillimit
, po ndërtojmë një infrastrukturë të re, me standarde bashkëkohore. 
Asfaltim, trotuare, mbrojtëse anësore, kanale, tombino, sinjalistikë, gjelbërim, gjithçka për një rrugë funksionale, të sigurt dhe të denjë për banorët dhe vizitorët. 
Një investim që zgjidh një problem të vjetër
dhe hap rrugën për më shumë zhvillim në turizëm
, ekonomi
dhe cilësi jete për fshatin Leusë.
Po punojmë çdo ditë për të kthyer premtimet në realitet dhe për ta çuar Përmetin më lart, kantier pas kantieri! 


