Takimi i tretë i Grupit lokal të veprimit u zhvillua më 21 shkurt 2024. Qëllimi i takimit ishte identifikoheshin problemet me të cilat po përballet trashëgimia disonante në Përmet.
Për të kuptuar qartë problemin mund të përdoren metoda të ndryshme, por në takim u fokusuam te dy metoda : 5 Why’s dhe 4 Ws.
Metoda 4Ws është një metodë e inkuadrimit të problemeve që ndihmon në përshkrimin dhe interpretimin e një problemi për të arritur në një deklaratë problemi, duke iu përgjigjur 4 pyetjeve: Who/Kush, What/Çfarë, When/Ku, Why/Pse.
Metoda 5 Why’s është një metodë e inkuadrimit/zgjidhjes së problemeve duke bërë pyetje që përdoren për të eksploruar marrëdhëniet shkak-efekt që janë në themel të një problemi të caktuar. Është një metodë e thjeshtë që ndihmon në identifikimin e shkakut (s) rrënjësor të një problemi duke përsëritur pyetjen “Pse?”.
Pjesëmarrësit u ndanë në katër grupe dhe secili prej tyre analizoi një nga problemet e identifikuara në takimin e muajit Dhjetor. Fillimisht, së bashku iu përgjigjëm katër pyetjet: Kush, Çfarë, Ku dhe Pse, për çdo problem të identifikuar dhe më pas ata filluan të punojnë në grup duke përdorur metodën 5 Why’s.
Përdorimi i këtyre mjeteve ishte shumë i dobishëm për të kuptuar më mirë problemet, për të identifikuar çështjet thelbësore dhe për të formuluar më mirë problemet.