SHFAQJE “ FRAGMENTE NGA FILMAT SHQIPTARË”!
Ditën e mërkurë, datë 15 Tetor, ora 18:30 në ambientet e Kinema “13 Shtatori” do të zhvillohet Shfaqja “ Fragmente nga filmat shqiptarë”. Kjo shfaqje realizohet në kuadër të të projektit “ARCHETHICS” i financuar nga BE dhe zbatuar nga Bashkia Përmet.Shfaqja vjen me interpretimin e fëmijëve të Përmetit dhe organizim të mësuese Dhimitrulla Proko. Ju mirëpresim!

