SHFAQJA FRAGMENTE NGA FILMAT SHQIPËTARE!
Në skenën e Kinema “13 Shtatori”, fëmijët e Përmetit sollën me shumë përkushtim shfaqjen “Fragmente nga filmat shqiptarë”, duke interpretuar role të njohura nga kinematografia jonë kombëtare. Nën drejtimin e mësuese Dhimitrulla Proko, kjo shfaqje u prit me interes dhe duartrokitje, si një shembull i angazhimit të brezit të ri në jetën kulturore të qytetit.…

