NATA E FUNDIT E FESTIVALIT NONA!

Tri netë që ndezën zemrën e Përmetit me këngë, valle e gëzim! Mikpritja jonë përmetare u tregua në çdo hap,qyteti u mbush plot, çdo bujtinë, hotel e shtëpi pritëse u kthyen në strehë të ngrohta për miq nga e gjithë Shqipëria e më larg. Faleminderit nga zemra të gjithëve që ishin pjesë e kësaj feste…

MOMENTE NGA NATA E DYTË E FESTIVALIT “NONA”!

Dje sheshi i Përmetit u mbush me muzikë, valle dhe plot dhurata. Kënduam dhe festuam së bashku, duke ndarë energjinë e traditës që na bashkon. Këto foto sjellin atmosferën e mbrëmjes së dytë, plot buzëqeshje dhe emocione. Ejani në qëndër të Përmetit Sot na pret nata finale me shumë surpriza dhe muzikë! #FestaENonës #PërmetNëFestë #NataEDytë…

KUR FESTA DHE SIGURIA TAKOHEN NË ZEMËR TË PËRMETIT!

Mbrëmja e djeshme na gjeti në pedonale, mes tingujve të Nona Festival dhe të qeshurave të fëmijëve që mësonin rregullat e qarkullimit rrugor. Biçikleta, lojëra, aktivitete dhe mbi të gjitha, një mesazh i thjeshtë: siguria fillon që në fëmijëri! Faleminderit Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor që e sollën këtë projekt të bukur…

MOMENTE NGA NATA E PARË E FESTIVALIT “NONA”!

Qeshëm, kënduam, vallëzuam dhe e nisëm festen siç i ka hije Përmetit! Dritat, muzika dhe njerëzit e zemrës e mbushën sheshin plot jetë. Në këto foto është gjithë gëzimi i mbrëmjes së parë të festivalit “NONA” një fillim feste që solli gjithë Përmetin pranë njëri-tjetrit. Sot vazhdojmë me Natën e Dytë, edhe më shumë muzikë,…

NJËSIA ADMINISTRATIVE ÇARÇOVË, BASHKËPUNIM PËR UJIN, ZJARRET DHE HAPËSIRAT PUBLIKE!

Takimet në terren vazhdojnë në çdo Njësi Administrative, për të koordinuar punën dhe për të garantuar një verë të sigurt për të gjithë banorët. Në Çarçovë, u mblodhëm me kryepleqtë, Policinë , zjarrfikësit , AKZM-në dhe emergjencat civile për të diskutuar sfidat dhe hapat konkretë për: përdorimin me përgjegjësi të ujit të pijshëm parandalimin e…

NJËSINË ADMINISTRATIVE PETRAN,KUJDESI PËR UJIN, ZJARRET DHE HAPËSIRAT PUBLIKE!

Për të garantuar një sezon të sigurt dhe për të forcuar bashkëpunimin në terren, vijojmë takimet në Njësitë Administrative me të gjitha strukturat përgjegjëse. Sot ishim në Njësinë Administrative Petran, ku bashkë me kryepleqtë, Policinë , zjarrfikësit , AKZM-në dhe emergjencat civile diskutuam për përdorimin e qëndrueshëm të ujit të pijshëm , masat për parandalimin…

NGJYRAT E VERËS

Momente nga një mbrëmje e mbushur me zëra të bukur, qendra e qytetit u shndërrua në skenë për këngë, valle dhe kërcime plot ritëm. Fëmijët e Përmetit sollën energji dhe talent, me këngë popullore e moderne, duke sjellë gëzim dhe ngjyra në zemër të qytetit. Përmetit nuk i mungon asgjë kur skena i takon fëmijëve.…

MBLEDHJA E KËSHILLIT BASHKIAK PËRMET 1 GUSHT 2025

Sot, më 1 gusht 2025, u zhvillua mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak Përmet, ku u miratuan një sërë vendimesh me rëndësi për komunitetin. Rendi i ditës përfshinte: P/V: Miratimi i Planit Vendor të Veprimit për Barazinë Gjinore P/V: Marrëveshje bashkëpunimi me Shoqatën “Together for Life” P/V: Shtesë me 20% e vlerës së kontratave për…