Për të garantuar një sezon të sigurt dhe për të forcuar bashkëpunimin në terren, vijojmë takimet në Njësitë Administrative me të gjitha strukturat përgjegjëse.
Sot ishim në Njësinë Administrative Petran, ku bashkë me kryepleqtë, Policinë 🚓, zjarrfikësit 🚒, AKZM-në dhe emergjencat civile diskutuam për përdorimin e qëndrueshëm të ujit të pijshëm 💧, masat për parandalimin e zjarreve 🔥 dhe kujdesin ndaj hapësirave publike 🌳
Çdo strukturë ka rolin e saj, por siguria dhe mirëqenia e komunitetit kërkojnë angazhimin e të gjithëve çdo ditë, në çdo fshat.