Zhvillimi turistik i Permetit do te mbeshtetet finaciarisht nga Banka Boterore.

Te nderuar miq !
Kam kenaqesine te ndaj me ju nje lajm shume te gezueshem .

Tashme, perspektiva e zhvillimit te turizmit ne Permet nuk eshte me utopi , nuk eshte nje ender apo premtim per konsum elektoral .
Pas gati 9 muajsh takime,lobime,konsultime me perfaqesuesesit dhe specialistet e Bankes Boterore me ne fund :

Bordi i Drejtorëve Ekzekutivë të Bankës Botërore me date 15.11.2016, ka miratuar financim për Projektin e Menaxhimit të Integruar Urban dhe Turizmit në Shqipëri.

Permeti eshte i perzgjedhuri si nje nga kater qendrat Turistike ne Jug te vendit qe do te jete ne fokusin e Bankes Boterore per 5 vitet e ardhshme.
Ky Vendim I Bordit te Bankes Boterore se bashku me Vendimin e Keshillit te Ministrave dhe Keshillit Kombetar te Restaurimeve qe shpallen Benjen dhe Permetin e vjeter si Qendra Historike te Mbrojtura do ta piketojne Permetin si nje nga destinacionet e preferuara turistike ne vitet e ardhshme .

Aktivitetet e projektit do të përfshijnë përmirësime urbane dhe infrastrukturore, restaurim të objekteve të trashëgimisë kulturore dhe zhvillimin e produkteve dhe tregut turistik.

Projekti synon gjithashtu, të shtojë vlerën e aseteve turistike qe ka treva e Permetit , si dhe të forcojë kapacitetet e institucioneve si dhe aktoreve te tjere qe zhvillojne aktivitet turistik në nivel lokal.

Përfituesit kryesorë janë banorët e Permetit sepse zhvillimi i projekteve do te sjelle hapje te vendeve te reja te punes, do te rrise periudhen e frekuentimit turistik e per pasoje do te rritet ndjeshem numrin e turisteve qe do te vizitojne Permetin , cka do te shoqerohet me rritje te te ardhurave e nivelit te jeteses se permetareve.
Me cilesine e Kryetarit te Bashkise , ju garantoj se Bashkia Permet ne te gjitha fazat qe do kete procesi si ; gjate percaktimit te projekteve konkrete qe do te perzgjidhen per financim , ne fazen e hartimit te tyre e vecanerisht gjate zbatimit, do te jete ne kosultim te vazhdueshem me banoret dhe cdo aktor tjeter te interesuar qe deshiron te jete pjese e ketyre konsultimeve .

Ju ftoj te jeni pjese aktive e vendimarrjeve qe do te nevojiten per te kthyer Permetin ne qender te rendesishme i cili lidh rrjetin e turizmit të Shqipërisë së Jugut me zemrën e Ballkanit.

Permeti turistik e zhvillimi i tij ka nevoje per kontributin e te gjitheve qe e duan ate.

Për më shumë, vizitoni: www.worldbank.org.al