🌿 Zhvillova një takim me GVV Pro Përmetin dhe përfaqësues të ADZM, pas lajmit të mirë që Pro Përmeti është një nga fituesit e fondit “Akademia nga Ferma në Tryezë”, mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural.
Projekti që do të zbatohet në Përmet titullohet “Rijetëzimi mjedisor i fushës së Baçkovës” dhe synon të sjellë ndërhyrje konkrete për mbrojtjen dhe gjallërimin e natyrës në zona të ndjeshme.
🔥 Në këtë kuadër, diskutuam për zonën e Braçkovës, e cila u dëmtua rëndë nga zjarret e fundit, duke përfshirë rreth 15 hektarë pyje me pisha dhe shkurre. Një zonë me vlera natyrore, e cila kërkon kujdes të menjëhershëm dhe ndërhyrje të qëndrueshme mjedisore.
🤝 Së bashku me ADZM do të vlerësojmë pjesët më të dëmtuara të zonës dhe do të përcaktojmë se cilat sipërfaqe do të përfshihen në procesin e rivitalizimit, duke u mbështetur në objektivat e projektit dhe në kriteret e zonave të mbrojtura.
🌱 Hapi i parë është bërë. Tani na takon të ecim me përkushtim, të bashkërendojmë veprimet dhe të mos harrojmë asnjëherë, natyrën duhet ta ruajmë dhe ta gjelbërojmë jo ta djegim