Në ditën e veçantë të lindjes së artistes Donika Pecallari, po ndajmë me ju pak momente nga ceremonia e vlerësimit me titullin “Qytetar Nderi i Përmetit”.
Mes miqsh, dashamirësve dhe kolegëve , Këshilli Bashkiak Përmet vlerësoi Donika Pecallarin për interpretimin dhe afirmimin e këngës tradicionale popullore përmetare , duke na shtuar ndjenjën e krenarisë çdo përmetari.
Për njeriun e buzëqeshur dhe gojë ëmbël ka vetëm vlerësime dhe urime zemre.
Gëzuar ditëlindjen Donika! Energjia jote mos shteroftë kurrë!