📍Ditën e djeshme patëm kënaqësinë të presim përfaqësuesen e Delegacionit të BE-së 🇪🇺 në Shqipëri 🇦🇱 Znj. Marie Augouy, Drejtorin e projektit “BE për Bashkitë” Z.Elton Stafa dhe Zv.Drejtoren e projektit “BE për Bashkitë” Znj. Entela Pinguli,ku diskutuam mbi ecurinë e projektit “Përmirësimi i aksesit në shërbime publike për fuqizimin e të rinjve 👫në Përmet- IN-YEP “, i cili financohet nga Bashkimi Evropian 🇪🇺nëpërmjet skemës së granteve #BEpërBashkitë.
🖇️Gjatë takimit u diskutua mbi ecurinë e projektit dhe problematikat e hasura gjatë implementimit, ℹ️funksionimin e Njësisë së Integrimit Evropian 🇪🇺dhe proçesit të konsultimit publik për vendosjen e prioriteteve.
📌Ndërtimi i Qendrës Rinore do të sjellë një ambient 🆕të përshtatshëm për të rinjtë 👬dhe të rejat 👭në Përmet dhe më shumë shërbime si këshillim karriere, mbështetje për start-up dhe mundësi zhvillimi të inovacioneve nga të rinjtë.
🤝Takimi u përmbyll me një vizitë në ℹ️Këndin e BE-së dhe në ambjentet e rikonstruktuara të Qendrës Rinore”Ollga Shuraja”.🏤
✅Me përfundimin e proçesit të mobilimit, shumë shpejt Qendra Rinore hap dyert për të mirëpritur të rinj 👫👫me ide,talente,pasione dhe aspirata.