Vijojnë punimet për zbatimin e projektit “Bashki me Shfrytëzim Inteligjent të Energjisë (SEMP), me financim nga Sekretariati i Shtetit Zviceran për Çështjet Ekonomike (SECO) , i cili ka një impakt të drejtpërdrejtë në mirëqenien e banorëve.
Aktualisht puna është përqendruar në segmente rrugore në lagjet Mejden , ZBU dhe Parku Kupola ,të cilat konstatojnë në shtrirjen e rrjetit dhe vendosjen e shtyllave të ndriçimit me energji efiçente, LED.
Zbatimi i këtij projekti nëpërmjet rehabilitimit të ndriçimit publik në segmente rrugore do të sjell:
përmirësimin e kushteve të jetesës të banorëve nëpërmjet ndriçimit me energji efiçente
përmirësimin e menaxhimit bashkiak të energjisë dhe zvogëlimin e konsumit të saj
përdorimin e teknologjive energjitike inovatore dhe miqësore me mjedisin.
Puna do të vazhdojë edhe në segmentet e tjera rrugore të përcaktuara në projekt për transforminin e qytetit tonë në një qytet me shfrytëzim inteligjent të energjisë.