Mirëmbajtja e rrugëve rurale ka qënë dhe mbetet prioritet për ne!
Aktualisht po vazhdojmë punimet në 📍Njësinë Administrative Piskovë, ku po vijojmë me ndërhyrjet për sistemimin dhe përmirësimin e segmenteve rrugore.
👉 Pastrimi i tombinove, hapja e kanaleve anësore, nivelimi dhe çakëllimi janë punimet që po kryhen në terren, duke i bërë rrugët më të lehta e më të sigurta për banorët dhe fermerët.
✅ Këto ndërhyrje janë të domosdoshme për lëvizjen e përditshme dhe transportin e prodhimeve bujqësore, ndaj puna jonë në shërbim të komunitetit do të vazhdojë çdo ditë.