Në kopshtet e qytetit të Përmetit dhe në kopshtet e njësive administrative u zhvilluan aktivitetet përmbyllëse të grupeve të treta ku fëmijët festuan një etapë të rëndësishme të rrugëtimit të tyre arsimor.
Me shumë gëzim, buzëqeshje dhe emocione, vogëlushëve iu shpërndanë certifikatat e përfundimit të kopshtit, si vlerësim për këtë arritje të bukur.
Falënderojmë edukatoret për përkushtimin e tyre dhe prindërit për bashkëpunimin e vazhdueshëm në rritjen dhe edukimin e fëmijëve.
Urojmë që hapi i tyre i ardhshëm drejt bankave të shkollës të jetë plot suksese, njohuri dhe ëndrra të realizuara!
Ndërkohë, njoftojmë prindërit se kopshtet do të vijojnë funksionimin normalisht gjatë periudhës së verës, me të njëjtin orar dhe shërbim për fëmijët.