📌Në datat 23-24 Gusht, Bashkia Përmet dhe shoqata CeRPHAAL, 🤝në kuader të projektit SECreTOUR, organizuan ekspozitën 🎞️fotografike ‘Udhëtim në kohë me Vllehtë’.
📸Ekspozita përmbante fotografi historike, kryesisht të fillimit të shekullit të 20-të, si edhe informacion mbi jetën dhe traditat e komunitet Vllah.
➡️Në këtë ekspozitë u paraqit një🎬📷 histori e shkurtër e origjinës së komunitetit Vllah, rrugët shtegtare blegtorale dhe vendbanimet e përkohshme në kullotat verore, por edhe jeta sedentare në fshatra dhe qendra urbane, personalitete të shquara me origjinë nga ky komunitet që kanë kontribuar në kulturën dhe historinë 🇦🇱Shqiptare, roli i rëndësishëm i gruas Vllahe në jetëm familjare dhe ekonomike, prezenca historike e Vllehve në rajonin e 📍Përmetit, si edhe rijetëzimi i rrugës transhumane që ka kaluar në 🌊Luginë dhe rindërtimi i 🏠banesës së përkoshme tradicionale (kalive).
ℹ️Ky aktivitet është pjesë e një iniciative disa vjeçare që ka si qellim ruajtjen dhe promovimin e vlerave kulturore të komunitetit Vllah si pjesë e trashëgimisë së rajonit të Përmetit, si edhe përfshirjen e kësaj trashëgimie në turizmin kulturor të Luginës së Sipërme të Vjosës.