Bashkia Përmet, më datë 20 Prill 2018, në ambjentet e Qendrës Multikulturore Përmet, organizoi ceremoninë e dhënies së titullit: “Qytetar Nderi i Përmetit” Dr.Janul Barxho, me vendim të Këshillit Bashkiak.
Në këtë ceremoni morrën pjesë drejtues, profesionistë të Shërbimit Shëndetesor e Spitalor të Përmetit, anëtar të Këshilli Bashkiak, Bashkia Përmet dhe familjarë të Dr.Janulit.
Dr.Janul Barxho u vlerësua për gjithçka i ka dhënë komunitetit të Përmetit , për përkushtimin, humanizmin, guximin profesional në detyrën e vështirë të Mjekut Kirurg dhe klinicist.
Titulli “Qytetar Nderi i Përmetit” është një simbol vlerësimi qytetar, institucional, i jetës dhe punës së Tij profesionale dhe përmetarët nuk do ta harrojnë kurrë kontributin e Tij.