Tetori i librit!
Çdo muaj tetor nis një fushatë sensibilizimi për leximin. Edhe Bashkia Përmet, nëpërmjet aktivitetit të organizuar me nxënësit e shkollës “Nonda Bulka” tërhoqi vëmendjen jo vetëm të nxënësve të pranishëm por edhe të prindërve apo qytetarëve të rastësishëm. Kjo jo pa qëllim, pasi të gjithë duhet ta kemi librin pjesë të jetës tonë.
Libri të ndriçon, prandaj forconi dëshirën për të lexuar dhe besimin te libri.
Faleminderit deputetes znj. Mirela Kumbaro për librat e dhuruara për bibliotekën e qytetit.
Le tē lexojmë çdo ditë!