Terra Madre Day (Dita e Tokës) organizuar nga Slow Food me mbështetjen e bashkisë Përmet është kthyer në një ditë festive të përvitshme.
Terra Madre Day mblodhi sot së bashku anëtarët e Slow Food Përmet, të cilët ndajnë mes tyre vizionin e një sistemi ushqimor që mbështet ekonomitë lokale, që respekton mjedisin, biodiversitetin, shijen dhe traditën.
Në mjediset e “Villa Përmeti” një strukturë e re akomoduese e vendosur në pjesën historike të qytetit, amvisat duararta kishin përgatitur gatime të ndryshme me “ Salcën e Shakullit”, nje produkt që prodhohet në pak zona dhe me një shije të veçantë dhe unike.
Ejani në Përmet, përveç atraksioneve turistike do të shijoni receta tradicionale të gatuara me dashuri!
Jo më kot edhe Fan Noli ka vecuar Përmetin në poezinë e tij si një ndër vendet më të spikatura të Shqiperisë në traditën e gatimit.
Do të hash e të bësh qejf,
Sofrën shtruar si për mbret,
Pastërtor e për yzmet
Të tillë gjen veç në Përmet.