Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, disa nxësëse të shkollave u bënë pjesë e një aktiviteti në një nga fasoneritë e qytetit, ku ngritën zërin e tyre kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave💪💬✊
🎨 Përmes postera të krijuara nga vetë ato, mesazheve sensibilizuese 📝 dhe fjalimeve frymëzuese, vajzat trajtuan tema jetike si trafikimi i qenieve njerëzore 🚫, të drejtat e njeriut 🤝 dhe rëndësia e respektimit të jetës private 🔐
💡 Ky aktivitet shërbeu si një kujtesë e fortë se ne të gjithë kemi përgjegjësinë për të kontribuar në një shoqëri më të drejtë dhe pa dhunë, ku çdo individ ka të drejtën të jetojë në siguri dhe dinjitet 🙌