📍Ditën e djeshme u zhvillua takimi përmbyllës i projektit “Kultivimi i bimëve medicinale dhe aromatike si një alternativë e qëndrueshme ndaj kanabisit në Përmet – MAPCULT”, financuar nga BE ,
dhe implementuar nga Bashkia Përmet dhe Instituti i Kërkimeve Urbane.
🙏Kënaqësi ishte pjesëmarrja e përfaqësuesve të Delegacionit të Bashkimit Evropian , Z.Hubert Perr, Shef i Bashkëpunimit në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shqipëri,përfaqësues të shoqatës “Insituti i Kërkimeve Urbane” Z.Edlir Vokopola , Drejtues i shoqatës , fermerët përfitues, fermerë të zonës dhe punonjës të administratës.
✅Ky projekt i dha një rijetëzim zonës rurale por edhe një nxitje fermerëve🧑‍🌾 për kultivimin e bimëve medicinale aromatike.
📌Qëllim i këtij projekti ishte mbështetja e : ▶️fermerëve në kultivimin e bimëve medicinale aromatike duke ju siguruar atyre infrastrukturën e nevojshme si: tokën për mbjellje, fidanë ,magazinë grumbullimi , dhomë tharrje dhe një mjet transporti.
▶️ të rinjve dhe grave të papuna përmes rritjes së kapaciteteve të tyre për prodhimin e produkteve kozmetike artizanal🧼 e duke përdorur si lëndë të parë bimët mjekësore dhe aromatike të kultivuara për të sjell një produkt identifikues.
✅Projekte të tilla bëjnë të mundur rritjen e investimeve me qëllimin e përbashkët për të arritur nxitjen e përfshirjes të sa më shumë fermerëve🧑‍🌾, grave👩‍🦰 dhe të rinjve🧑 në këtë lloj sipërmarrje.