Sot u zhvillua takimi përmbyllës i projektit “Key People, Key Knowledge”, një iniciativë e financuar nga Bashkimi Evropian dhe e zbatuar nga Bashkia Përmet në bashkëpunim me Forumin e Pavarur të Gruas Shqiptare. 
Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues nga Delegacioni Evropian në Shqipëri, znj. Ritva Heikkinen, Shefe e Bashkëpunimit, dhe znj. Carla Folgoa, përfaqësuese e Delegacionit Evropian që merret me çështjet e bashkëpunimit ndërkombëtar.
Përmes këtij projekti u realizuan investime të vogla në vlerë, por me ndikim të madh në jetën sociale, kulturore dhe ekonomike të qytetarëve tanë. 
U prezantuan rezultatet dhe u vizituan disa nga investimet e përfunduara, si salla e ping-pongut
, qendra rinore
, dhe bizneset lokale përfituese nga skema e granteve
.





