Më 28.02.2019, u zhvillua në ambjentet e Bashkisë Përmet, mbledhja e e Grupit Institucional të Punës në kuadër të projektit të Këshillit të Evropës “Romacted”. Të pranishëm ishin përfaqësues të projektit , IRCA, drejtues dhe specialistë të administratës në Bashkinë Përmet , të cilët kanë kontribuar dhe do të duhet në vazhdim të kontribuojnë në hartimin e planit vendor të integrimit dhe fuqizimit të komunitetit Egjyptian në arsim, punësim, shëbim socail, kujdes shëndetësor dhe strehim. Gjatë këtij takimi u identifikuan problematikat kyçe me të cilat ndeshet ky komunitet , pas evidentimit në terren dhe hapat që do të ndërmerren në vijim për zgjidhjen e tyre.