📌Në ambientet e sallës së Këshillit Bashkiak Përmet, u organizua një takim nga Prefekti i Qarkut Gjirokastër z. Odise Kote me qëllim organizimin dhe bashkëpunimin 🤝e të gjithë aktorëve për problematika si🔥zjarret apo lufta kundër bimëve narkotike.🚬🌿
ℹ️Ky takim kishte në fokus masat që duhen ndërmarrë në nivel lokal, Njësitë Administrative apo institucione përkatëse duke zvogëluar riskun nga zjarret dhe kontrollit të territorit për bimët narkotike.
📣Bashkia Përmet aktualisht ka marrë masat për çdo detyrë që i ngarkon ligji por edhe ndërgjegjësimi qytetar🗣️ duhet të jetë i pandashëm në mënyrë që ky sezon të kalojë pa problematika serioze.✅