18 tetor 2020
Grupi Ndërinstitucional kundër Krimit Mjedisor me Prezencë edhe të OSBE-së, organizuan vizitë teknike në bashkitë Përmet dhe Këlcyrë.
Gjatë takimit u diskutua për rastet e krimeve mjedisore që lidhen me mbetjet, prerjen e paligjshme të pyjeve, legjislacionet mjedisore dhe njohja me “Udhëzuesin e Kompetencave të Autoriteteve Vendore për trajtimin e krimit mjedisor”.
Mbrojtja e mjedisit si një ndër çështjet më sensitive që gjithmonë kërkon vëmendje dhe përgjegjshmëri, jo vetëm nga ana e institucioneve vendore por kërkon dhe bashkëpunim ndërinstitucional për të parandaluar fenomene si vendgrumbullime plehrash të paligjshme, prerje pyjesh apo ndotje lumenjve.
Bashkia Përmet është e gatshme gjithmonë për çdo lloj bashkëpunimi në kuadër të zgjidhjeve të këtyre çështjeve.