Ekipet sportive tashmë të krijuara në të gjitha shkollat e qytetit, zhvilluan ndeshje në rang qarku. Sot jemi krenar më shumë se kurrë pasi finalizuan me fitore kampionatin e zhvilluar me ekipet sportive të Gjirokastrës. Pas fitoreve në qytetet e tjera të Qarkut, u zhvillua finalja midis ekipeve të basketbollit të shkollave: Vajzat e shkollës “Meleq Gosnishti” Djemtë e shkollës “Nonda Bulka” Vajza dhe djem të gjimnazit “Sami Frashëri” dhe ekipeve të basketbollit të shkollave të Gjirokastrës. Në të 4 ndeshjet fitorja ishte e Përmetit. Urime mësuesve të përkushtuar të Edukimit Fizik dhe fëmijëve sportistë të dalluar që na bëjnë krenar. Jeni më të mirët! Category: Aktivitete 2019November 20, 2025Post navigationPreviousPrevious post:DITA NDËRKOMBËTARE E MONUMENTEVE DHE SITEVE ARKEOLOGJIKE !NextNext post:GJELBËRIMI QYTETIT!