Fëmijët e Qendrës Kulturore realizuan shfaqjen“Shenjat e Pikësimit”, në ambientet e Kinemasë me audiencë fëmijët e ciklit fillor.
Pjesa e interpretuar kishte të bënte me rëndësinë që ka përdorimi i saktë i shenjave të pikësimit dhe përdorimi i duhur në përgjithësi i gjuhës shqipe.
Shfaqja përkoi dhe me përmbylljen e vitit mësimor duke i ftuar fëmijët të marrin pjesë në kampin veror që do nisë së shpejti.