Shërbimet administrative. Përfshin bërjen publike të shërbimeve publike që ofron Bashkia Përmet sipas fushave të përcaktuara ligji 139/2015.
- Shërbimet administrative ne fushën e infrastrukturës dhe shërbimeve publike.
Licensë dhe certifikatë transporti për transport udhëtarësh me taksi.
Licensë dhe certifikatë transporti për transport udhëtarësh me linjë të regullt qytetase.
Licensë dhe certifikatë transporti për transport mallrash për të tretë dhe me qera brenda vëndit.
Certifikatë për transport mallrash brenda vendit për llogari të vet.
Autorizim për parkim të rezervuar.
Autorizim për tregëtim me pakicë të karburanteve, të gazit dhe nënprodukteve të tyre.
Autorizim për tregëtim të lëndëve djegëse.
- Shërbimet administrative në fushën e kulturës, sportit dhe shërbimeve argëtuese.
Leje për sallat apo mjediset për aktivitete kulturore.
Dhënie kostumesh popullore me qera.
Leje për zhvillim aktivitetesh sportive në mjediset e menaxhuara sportive.
Leje për përdorim mjetesh apo vendesh për aktivitete argëtuese.
- Shërbimet administrative në fushën e mbrojtjes së mjedisit.
Kërkesë për dhënie mendimi për leje mjedisore tipi: A.B.C.
Kërkesë për dhënie leje për ushtrim aktiviteti 24 orë për subjekte të ndryshme.
Kërkesë për dhënie leje me zgjatje orari të subjekteve të ndryshme.
- Shërbimet administrative në fushën e bujqësisë, zhvillimit rural, pyjeve dhe kullotave publike, natyrës dhe biodiversitetit.
Vërtetim toke në pronësi ose në përdorim dhe kategoria e saj.
Vërtetim për ushtrim aktiviteti bujqësor e blegtoral.
Kërkesë për ndryshim të bonitetit të tokave.
Kërkesë për lirimin e tokës pronë e private të zaptuar nga individ edhe llogaritja e dëmit.
Vërtetim për sipërfaqe ndërtese të paregjistuar në Z.V.R.P.P
Kërkesë për aplikim për subvencionet bujqësore e blegtorale.
Kërkesë për ndryshime të zonave kadrastrale.
Kërkesë për saktësim pronash të lira të marra nga A. K. K.Pronave.
- Shërbimet administrative në fushën e zhvillimit ekonomik vendor.
Kërkesë për dhënie me qera të aseteve si ndërtesë, tokë arë, toké pyll, kullotë, për gurore, shfrytëzim të lëndëve inerte.
Pajisje me konfirmim statusi i pronave të bashkisë.
Dhënie me qera të aseteve të bashkisë e të pajisjeve teknologjike.
Prononcim për privatizim të pasurive në administrim të bashkisë.
Dhënie me qera të aseteve të bashkisë.
Kërkesë për dhënie me qera të trojeve nën objekt.
Kërkesë për shpronësim toke e ndërtesa për investime publike për llogari të institucioneve shtetërore.
- Shërbimet administrative në fushën e sigurisë publike.
1.Të sigurojë zbatimin efektiv të urdhrave të nxjerra nga kryetari i bashkisë dhe të vendimeve të këshillit që kanë të bëjnë me sigurimin e rendit e të qetësisë dhe mbarëvajtjen e punëve publike.
2.Të marrë masa për ruajtjen e pasurisë së bashkisë si dhe të atyre që administrohen nga ana e saj.
3.Të sigurojë zbatimin e urdhrave të nxjerra nga kryetari i bashkisë në lidhje me personat juridikë ose fizikë, që nuk plotësojnë konform ligjit detyrimet financiare e fiskale, ndaj bashkisë apo komunës, si dhe çdo detyrim tjetër pasuror ndaj tyre.
4.Të mbikëqyrë e verifikojë nese shtetasit në administrim të pasurisë së tyre, zbatojnë ose plotësojnë kërkesat e akteve bashkiake.
5.Të konstatojë e të parandalojë ndotjet e mjedisit, hedhjet e mbeturinave të ndryshme, si dhe të sinjalizojë kryetarin e bashkisë për shfaqjet e parazitëve të dëmshëm e të rezikshëm si dhe për rastet e shfaqjes së epidemive.
6.Të ndalojë, shmangë e prishë ndërtimet e paligjshme, të ndalojë zëniet e paligjshme të trojeve dhe të ndërtesave e objekteve publike të bashkisë si dhe të organizojë lirimin e tyre.
7.Të kujdeset për qetësine publike, duke shmangur zëniet, mënjanuar zhurmat e shkaktuara nga grumbullimet e njerëzve, autoparlantet e radiove e magnetofonëve, rënia pa vend e burive të automjeteve në rrugë, banesa, plazhe e mjedise të tjera publike, që sjellin shqetësime për të tjerët.
8.Të marrë masa për ruajtjen e rendit, kur ka grumbullime njerëzish, si në tregje, panaire, ceremoni publike, artistike, fetare e sportive, në kinema, teatro, pallate e salla sportive, objekte të kultit dhe në mjedise të tjera publike.
9.Të inspektoj tregjet, të kontrollojë zënien e vendeve për tregti ambulante, të verifikojë pajisjen me licensë të tregtarëve dhe personave të tjerë që merren me veprimtari shitblerje, me tregtimin e pijeve alkoolike, objekteve me vlera artistike e kombëtare, të lëndëve djegëse, të kontrolloj respektimin e masës, peshës dhe çmimin e shitjes.
10.Të kujdeset për respektimin e orarit të shërbimit të njësive tregtare, bufeve, restoranteve, bilardove, lojrave të fatit e të objektve të tjera me veprimari publike, si dhe për zbatimin nga ana e tyre të rregulloreve apo urdhrave të nxjerra nga kryetari i bashkisë.
11.Të kontrollojë marrjen e masave të sigurisë që parandalojnë fatkeqësite e ndryshme natyrore si dhe të ndihmojnë në kapërcimin e tyre duke u dhënë gjithashtu ndihmë të dëmtuarve në raste urgjence.
12.Të marrë masa të përkohshme ndaj të sëmureve psikikë në gjëndje të rëndë, që krijojnë shqetësime për rendin publik.
13.Të kujdeset për ruajtjen e afisheve, njoftimeve e shpalljeve publike si dhe heqjen e atyre të paligjshme ose të paautorizuara.
14.Të kontrollojë e të marrë masa për zbatimin e rregulloreve, urdhrave e udhëzimeve të leshuara nga kryetari i bashkisë për probleme që lidhen me zbatimin e këtij ligji.
- Shërbimet administrative në fushën e funksioneve dhe kompetencave të deleguara.
Kërkesë për ndryshim emri / mbiemri.
Vërtetim për certifikatë martese me shtetas të huaj.
Kërkesë për bashkim familjar.
Kërkesë për ndarje dhe veçim familjar.
Kërkesë për ndryshim vendbanimi brenda Nj.Adm.Lagjeve dhe jashte Bashkisë.
Kërkesë për shpallje martese për qytetarët.
Kërkesë për regjistrim i shtetasve të huaj për shpallje martese.
Kërkesë për certifikatë personale.
Certifikatë akt martese, aktlindje për jashtë shtetit.
Certifikatë të ndryshme nga arkiva e gjendjes civile.
Pajisje me procesverbal për njohje atësie.
Pajisje me ? per veçim familjar.
Dhënie vërtetim fakti.
Kërkesë për regjistrim i lindjes pranë zyrës së gjendjes civile.
Kërkesë për çregjistrim i vdekjeve nga zyra e gjendjes civile.
Kërkesë për regjistrim i vdekjeve me vonesë.
Kërkesë për lidhje martese për qytetarët.
Kërkesë për certifikatë familjare.
Ekzekutim i vendimeve të gjykatave.
Ekzekutim i dekreteve të Presidentit të R.SH për marrje dhe lënie shtetësie shqiptare.
Kërkesë për korregjim të vendlindjes të shtetasve sipas udhëzimit Nr.7733/4 dt.23.10.2014.
Kthim përgjigje dhe pajisje me certifikata të ndryshme për prokurorinë, gjykatat, policinë dhe sigurimeve shoqërore.
Lista emërore e fëmijeve të lindur që përfitojnë shpërblim lindje.
Kërkesë për plotësim formulari për pajisjen me pasaportë.
Kërkesë për plotësim formulari për pajisjen me kartë identiteti.
Kërkesë për ndryshim të adresave të shtetasve në regjister të gjendjes civile.
Korregjime të gabimeve materiale.