Tradicionalisht përfundimi i studimeve të shkollës së mesme kurorëzohet me mbrëmjen e maturës.
Këtë vit, për maturën 2018, Bashkia Përmet e ndezi atmosferën duke iu dhënë mundësinë e një sfilate mbi tapetin e kuq të shtruar në shëtitoren kryesore të qyetit të shoqëruar nga këngë të zgjedhura nga vete maturantët.
Kjo shëtitore nuk ka patur ndonjëhere kaq shumë freski e bukuri rinore sa ajo që sollën maturantët 2018.
Suksese të gjithëve në rrugën e gjatë e të vështirë të thellimit të dijeve e të jetës !